Ramadani tregon sa mund të dënohen për spiunazh Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi

Aktuale

Ramadani tregon sa mund të dënohen për spiunazh Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 22:33
Burim Ramadani

Ish shefi i AKI’së, Burim Ramadani ka treguar se sa mund të dënohen Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, dy të dyshuarit që u arrestuan sot për spiunazh.

Ramadani tha se spiunazhi është një prej veprave më të rënda.

Sipas tij, minimalisht të dy mund të akuzohen deri në 5 vjet burgim, ose maksimalisht deri në burgim të përjetshëm.

“Spiunazhi me nenin 124 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është prej veprave më të rënda është 5 vjet minimalisht deri në burgim të përjetshëm.

Ajo varet se si dëshmohet në gjykatë”, tha Ramadani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat