Buzhala: Duhet të ketë hetime nëse ende kemi zyrtarë që e furnizojnë BIA-n me informata relevante

Aktuale

Buzhala: Duhet të ketë hetime nëse ende kemi zyrtarë që e furnizojnë BIA-n me informata relevante

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 00:16
Viktor Buzhala

Në një aksion të institucioneve të sigurisë së Kosovës ku janë të përfshirë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Prokuroria Speciale dhe Policia, janë ndaluar dy persona të nacionalitet shqiptar si të dyshuar për veprën penale-spiunazhë.

Gazetari Viktor Buzhala duke komentuar arrestimin e këtyre dy personave, ka thënë se relevante në këtë rast është se të dy personat kanë qenë ish-zyrtarë, njëri ish-zyrtar i Doganës e tjetri ish-zyrtar i krimeve të rënda në polici.

Sipas tij, duhet të hetohet nëse ende kemi zyrtarë që e furnizojnë BIA-në me informata relevante.

“Zakonisht rastet e rënda të spiunazhit ndodhin kur kemi të bëjmë me zyrtarë, njeri që ka qasje në informata të ndihme dhe kjo është relanave të hetohet dhe të shohim se a kemi ndonjë spiun të BIA-s aktualisht në institucione që ka qasje dhe është duke i furnizuar me informata”, ka thënë Buzhala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat