Miratimi i Kodit Civil është një nga temat me të nxehta që vendi po përballet tash e një kohë.
Kjo për faktin se pjesë e këtij Kodi është edhe pjesa që parasheh martesën mes gjinisë së njëjtë.
Një gjë e tillë po kundërshtohet ashpër nga një pjesë e madhe e shoqërisë.
Kundër miratimit të Kodit Civil është shprehur edhe Avdullah Klinaku nga Demokracia Konservatore.
Ai ka përmendur tri argumente kundër Kodit Civil.
“Ne kemi të bëjmë me një pako ligjore të motivuar nga idet liberale ndaj familjes që në mënyrë direket cenojnë familjen. Është Kodi Civil përmes të cilit lejohen martesat e gjinisë së njëjtës, projektligji për regjistrimin e gjendjes civile që lejon ndryshimin e gjinisë. Në Kosovë çdo 10 vjet ke mundësi me ndërrua gjininë përmes këtij projektligji dhe në të njëjtën kohë është propozuar që fertezilimi i asistuar mjekosh pas moshës 18 vjeçare ke të drejtën e fertelizimit pa qenë në partner”, ka thënë Klinaku.
Ai ka thënë se familja nuk është më e drejtë individuale, por institucion shoqërorë.