Miratimi i Kodit Civil është një nga temat me të nxehta që vendi po përballet tash e një kohë. Kjo për faktin se pjesë e këtij Kodi është edhe pjesa që parasheh martesën mes gjinisë së njëjtë.
Komentatori politik, Blerim Gashi është shprehur pro miratimit të Kodit Civil.
Sipas tij është e drejtë individuale e secilit person që të zgjedh për jetën e tij.
“Vlerat e familjes ruhen me tolerancë, me mirëkuptim, me dashuri, e jo me koncepte morale të tejkaluara konservative të vjetra të cilat kanë treguar se mbrapa asaj që quhet vlerë si diçka konservative e qe e kemi pas moti, gjithmonë në formë të fshehtë kemi krijuar familje ‘fake’”, ka thënë Gashi.