Miratimi i Kodit Civil është një nga temat me të nxehta që vendi po përballet tash e një kohë.
Kjo për faktin se pjesë e këtij Kodi është edhe pjesa që parasheh martesën mes gjinisë së njëjtë.
Një gjë e tillë po kundërshtohet ashpër nga një pjesë e madhe e shoqërisë.
Kundër miratimit të Kodit Civil është shprehur edhe Avdullah Klinaku nga Demokracia Konservatore.
Ai në emisionin ‘Gallatë’ ka thënë se është anëtar i organizatave që kanë koncept mbrojtjen e familjes.
“Deri tani të gjitha kontaktet dhe të gjitha informacionet që i marrim se si po shkon rrjedha sa i përket çështjes së familjes, i marrim nga njerëzit e perëndimit që janë duke provuar t’i promovojnë në vazhdimësi vlerat e familjes. Në sondazhin e fundit në Amerikë ka dal që 56 % e amerikanëve janë pro familjes tradicionale. Në Itali e kemi një kryeministër që gjithë fushatën e ka ndërtuar mbi konceptin ‘Zoti, kombi dhe familja’ dhe në Evropë debati pro familjes është me i madh se sesa që është në vendet e Lindës sepse kjo temë në këto vende as që diskutohet shumë”, ka thënë Klinaku.
Ai është shprehur kundër lejimit të martesës së gjinisë së njëjtë.