Nënkryetarja e PDK-së: Profili i Kosovës në arenën ndërkombëtare është në pikën më të ulët

Aktuale

Nënkryetarja e PDK-së: Profili i Kosovës në arenën ndërkombëtare është në pikën më të ulët

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Mimoza Ahmetaj, nënkryetare e PDK-së, thotë se me qeverinë “Kurti” jo që nuk kemi pasur njohje nga ndonjë shtet apo anëtarësim në organizatat ndërkombëtare por, sipas saj, përkundrazi e kanë vënë Kosovën nën sanksione të BE-së dhe SHBA-ve.

“Me vetë faktin që Kosova në më shumë se tri vite e gjysmë prej kur e kemi Qeverinë “Kurti” në pushtet e kemi parë që jo vetëm që nuk i kanë sjellë Kosovës njohje por përkundrazi e kanë vënë Kosovën nën sanksione të BE-së dhe SHBA-ve”, tha nënkryetarja e PDK-së.

Ahmetaj konsideron se profili i Kosovës në arenën ndërkombëtare është në pikën më të ulët dhe se nuk ka ndonjë pritje në këtë fushë.

“Është iluzion që të pritet që mund të ketë njohje kur ne i kemi i kemi në këtë gjendje  raportet me shtetet partnere dhe profili i Kosovës në arenën ndërkombëtare është në pikën më të ulët. Prandaj, nuk kam ndonjë pritshmëri në këtë pikë”, tha Ahmetaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat