Kadrijaj: Qeveria me performancën më të keqe të mundshme, e ka dëmtuar imazhin e Kosovës

Aktuale

Kadrijaj: Qeveria me performancën më të keqe të mundshme, e ka dëmtuar imazhin e Kosovës

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 08:25
Time Kadrijaj

Time Kadrijaj, deputete nga radhët e AAK-së thotë se Qeveria Kurti është qeveria me performancën më të keqe të mundshme dhe se i ka shkaktuar Kosovës dëme të mëdha duke i dëmtuar raportet me aleatët me ndërkombëtarë.

“Kjo është qeveria me performancën më të keqe të mundshme. Qeveri jo transparente, jo llogaridhënëse, qeveri populiste e cila në vend që të punoj dhe liderët e saj të sillen si lidership qëmbi supe bartin të ardhmen e Kosovës, këta sillen si lider të një partie opozitare dhe merren me popullizma gjë që Kosovës i kanë shkaktuar dëm dhe i ka dëmtuar thellë raportet me aleatët me ndërkombëtarë”, tha ajo.

Kadrijaj thotë se Qeveria “Kurti” ka dështuar në politikën e jashtme. “Kosova është e sanksionuar tash e një vit dhe ka humbur mbi 15 milionë euro dhe mos të flasim për dështimet që i ka bërë në politikën e jashtme”, tha tutje deputetja e AAK-së.

Kadrijaj tha se Kosova nuk ka asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim, dhese kjo Qeveri e ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës.

“Nuk e kemi asnjë njohje, nuk kemi asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kjo qeveri e ka dëmtuar imazhin e Kosovës. Ne mbetemi vendi më i izoluar edhe në Ballkanin Perëndimor por edhe më gjerë”, tha Kadrijaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat