Gashi: Kurti i bëri dëme të mëdha Kosovës, tash po provon të ofrojë opsione për Asociacionin

Aktuale

Gashi: Kurti i bëri dëme të mëdha Kosovës, tash po provon të ofrojë opsione për Asociacionin

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 12:37
Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se Kosova e ka humbur mundësinë që ta shkruaj draftin për Asociacionin

Gashi e ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti se pasi e ka parë çfarë dëmi i ka shkaktuar vendit, po provon të ofrojë opsione tjera.

“Kryeministri e ka bë dëmin për më shumë se 365 ditë Kosova është në sanksione pse nuk e ka bërë më herët. Tash pasi e ka bë dëmin e ofron një apo disa opsione. Kurti reagon, merr vendime dhe veprime të cilat janë më të këqija të mundshme në këto vite me bisedimet me Serbinë. Marrëveshjet i zbaton me të këqija se ato paraprake. Kosova e ka humb mundësinë për të shkruar draftin është një dëm për Kosovën që mbetet me pasoja si ne aspektin e ndëshkimeve në formën e sanksioneve”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një analizë të propozimeve për Asociacionin, duke shprehur vendosmërinë e tij për të mos bërë gabime në këtë çështje.

Ai e ka kritikuar propozimin e paraqitur nga i dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, duke e cilësuar të domosdoshme që ky draft të dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venecias.

Kurti ka theksuar se marrëveshja e vitit 2013 mes ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, përshkruan një model të mundshëm për asociacionin me pesëmbëdhjetë pikë.

Megjithatë, ai ka akuzuar Serbinë për shkeljen e kësaj marrëveshjeje, duke thënë se 60% e saj është shkelur nga Serbia.

“Asociacioni është i shprehur në dy marrëveshje në mesin e 39 marrëveshjeve që kanë bërë pararendësit e mi me Beogradin. Atje janë marrëveshjet, nuk e mohoj ekzistencën e tyre. Por, marrëveshja e vitit 2013 e nënshkruar mes Thaçit dhe Daçiç, i ka 15 pika, 6 prej tyre janë për Zajednicën… Marrëveshjen më të dashur që ka Serbia kërkon 6 nga 15 pika që ta respektojë dhe ta zbatojmë ne. 60% që e ka shkelur, nuk do që ta zbatojë. Në 2022, Beogradi dha urdhër në veri për zyrtarët që të tërhiqen nga sistemi i Kosovës. Nuk mund të kërkosh nga unë të zbatoj 40% e marrëveshjes kur vetë ke shkelur 60%.”, ka deklaruar Kurti për A2CNN.

Kurti ka potencuar qëndrimin e tij se nuk mund të pranojë propozimet e reja pa shqyrtim të thellë, duke insistuar që Komisioni i Venecias të jetë i përfshirë në procesin e shqyrtimit të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat