Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar projektligjet për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, atë për zyrtarët publikë, për komisionin e Pavarur për Media dhe atë për rrugët.
Diskutime për këto projektligje nuk pati nga deputetët pjesëmarrës.
Ndërkaq deputetë nga opozita nuk morën pjesë në këtë mbledhje.
Të pranishëm në këtë komision ishin vetëm anëtarët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.