​Gashi: Kurti po i bën dëme të mëdha Kosovës

Aktuale

​Gashi: Kurti po i bën dëme të mëdha Kosovës

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 13:54
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po i bënë dëme të mëdha Kosovës. Sipas tij, veprimet e kreut qeveritar në raport me dialogun me Serbinë janë më të këqijat të mundshme, ndërkaq Kosova sipas tij s’po merr asnjë beneficion.

Duke komentuar qëndrimin e kryeministrit, ku kërkoi që draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian të dërgohet Komisionin e Venecias, Gashi tha se partnerët ndërkombëtar nuk i besojnë më kryeministrit Kurti.

“Pse duhet me shku në Venecia kur kryeministri tashmë e ka bërë dëmin. Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës dhe po ashtu Kosova është më shumë se 360 ditë nën sanksione ndërkombëtare.

Pse nuk e ka bërë më herët këtë kompromis. Para dy vitesh bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës shkruaje vet statutin e Asociacionit dhe dërgoje në Gjykatën Kushtetuese, por ka refuzu. Tash masi ka bërë dëmin ofron një opsion apo disa opsione. Qeveria i ka tri qëndrime në këto javët e fundit. Është qëndrimi i letrës së përbashkët të kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe presidentes, është qëndrimi që në emër të qeverisë ministrja e Punëve të Jashtme i dërgon letër Këshillit të Evropës dhe është qëndrimi që e bëri publik dje (për dërgimin në Gjykatën e Venecias). Kryeministri i Kosovës reagon dhe merr vendime dhe veprime më të këqija të mundshme të negocimeve me Serbinë dhe në fund nuk merr ndonjë beneficion për Kosovën”, tha Gashi.

Këto komente ai i bëri pasi mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat