Përfundon intervistimi i gruas së Radoqiçiqit nga policia
Pas rreth dy orë intervistim, bashkëshortja e terroristit Millan Radoiçiq, Ema Radoiçiq ka dalë nga objekti i policisë në veri të Mitrovicës. Ajo ka dalur në shoqëri me avokatin e saj Miodrag Bërklaq.
Gjithçka është zhvilluar shpejtë, ndërsa për t’i ikur mediave automjeti i tyre me targa KG ka dalë nga pjesa e pasme e objektit.
Numër i madh i hetuesve nga Prishtina janë parë në objektin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Ndryshe, Ema Radoiçiq pati ikur nga Kosova menjëherë pas sulmit në Bajnskë, më 24 shtator të vitit të kaluar dhe prej atëherë ka qëndruar në Serbi.
E konfirmuar: Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici
Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit, Ema Radoiçiq aktualisht ndodhet në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, gruaja e Radoiçiqit po intervistohet me ftesë të Krimeve Ekonomike të Prishtinës.
“Konfirmojmë se në Mitrovicë të Veriut është duke u intervistuar ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, tha Elshani.
Kujtojmë që Milan Radoiciq është i dyshuari kryesor për sulmet më 24 shtator në Banjskë. Ndonëse kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë pasi është larguar nga Kosova pas sulmit.
------
Ema Radojiçiq, bashkëshortja e Millan Radojiçiqit, ndodhet në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KP.
Sipas këtyre burimeve, ajo e shoqëruar nga avokati i saj, është duke u intervistuar në këto çaste nga hetuesit e Departamentit të krimeve të rënda.
Nuk dihet nëse ajo është paraqitur vetë në polici apo është arrestuar nga organet e vendit.
Ndryshe, Ema Radojiçiq pati ikur nga Kosova menjëherë pas sulmit në Bajnskë, më 24 shtator të vitit të kaluar dhe prej atëherë ka qëndruar në Serbi.