Dorajet Imeri, njohës i integrimeve evropiane thotë se është dështim i Kosovës mos njohja si shtet nga shtetet tjera. Por sipas tij kjo kjo nuk nënkupton që subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës nuk është forcuar.
“Në politikën e jashtme të Kosovës një nga prioritetet që ka pasur Qeveria aktuale ka qenë forcimi i subjektivitetit ndërkombëtarë dhe arritja e njohjeve të reja nga shtetet tjera. Meqë nuk kemi asnjë njohje, kjo është një objektivë e pa arritur. Por kjo s’nënkupton që subjektiviteti ndërkombëtar nuk është forcuar, lidhet edhe me praninë në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë, që përfshihen si në raportet e marrëdhënieve diplomatike që ka Kosova dhe konsolidimi i tyre, dhe e dyta është mirëmbajtja e marrëdhënieve paraprake”, tha ai.
Imeri thotë se gjithçka që lidhet me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe me pranimin e saj si shtet i ri nga shtetet e tjera, varet nga një marrëveshje që Kosova do ta ketë me Serbinë.
“Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është një tjetër segment i rëndësishëm, për të cilën Kosova nuk mund të krenohet, ngase siç dihet as gjatë kësaj periudhe nuk ka bërë hapa në këtë drejtim. Me gjasë gjithçka që lidhet me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe me pranimin e saj si shtet i ri nga shtetet e tjera, varet nga një marrëveshje që Kosova do ta ketë me Serbinë”, tha Imeri