Haradinaj: Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij 'ia kanë pirë duhanin tinez', atëherë le t'i rritë pagat e kategorive të lirisë

Aktuale

Haradinaj: Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij 'ia kanë pirë duhanin tinez', atëherë le t'i rritë pagat e kategorive të lirisë

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kategoritë e lirisë përgjatë këtij mandati, janë poshtëruar vazhdimisht.

Ish-kryeministri Haradinaj ka shkruar nëw Facebook se Vetëvendosje kur është bërë fjalë për veteranët, i ka bashkuar votat me Listën Serbe.

"Katër vjet pushtet të Kurtit, e kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria. Vetëvendosje nuk ka hezituar që për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, të bashkojë votat edhe me Listën Serbe", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se nëse Kurti pretendon se vartësit e tij ia kanë pi tinëz duhanin, le t'i rritë pagat për këto kategori.

"Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij 'ia kanë pirë duhanin tinez', atëherë le t'i rritë sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka. Fatkeqësisht, kjo nuk pritet të ndodh, sepse është vetë Kurti ai që qëndron pas marrëveshjeve me 'vendasin' dhe Listën Serbe", është shprehur Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat