Analisti Fidan Ukaj sot në “Info Magazine” foli në lidhje me intervistimin e Emës, gruas së terroristit Milan Radoiçiq, intervistim i cili u bë nga autoritetet policore në veri të Mitrovicës.
Ukaj tha se mendon që ajo është intervistuar për shkak të prejardhjes së pasurisë së tyre.
“Ato prona janë sekuestruar për momentin dhe sigurisht se u kërkohet burimi i prejardhjes, krijimi i këtyre pasurive dhe mendoj se pikërisht për shkak të burimit të prejardhjes së saj pasurie është intervistuar zonja në fjalë”, u shpreh ai.
Autoritetet kosovare e kanë marrë në pyetje të enjten bashkëshorten e Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të shtatorit të kaluar kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit.