“Spiunët” shqiptarë të BIA-s serbe të arrestuar në Ferizaj nuk kanë pasur ndonjë pozitë në ndjeshme në Kosovë dhe kështu ulen gjasat e kanë pasur informacione të nevojshme për shtetin e Kosovës ka pohuar ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Naim Rudari.
Rudari shpreson që Policia dhe AKI-ja të mos kenë vepruar në eufori në rastin e arrestimit të dy personave, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”.
“Shpresoj që të mos kenë vepruar institucionet përkatëse Polici e AKI, në eufori. Siç dimë shpesh herë të veprojmë. Të mbledhin prova konkrete, nëse ka veprime të tilla nga ata persona, veprime të spiunazhit, që kanë raportuar tek një shtetet, tek shteti serb, në këtë rast përmban një lajm të rëndë.
Më është zbehur bindja, sepse persona pa pasur ndonjë pozitë konkrete në vend, të ndjeshme në vend gjasat janë të vogla të kenë pasur informacione të tilla që mund të bartin dhe janë të nevojshme për shtetin serb. Sido qoftë të jetë Policia e AKI-ja duhet t’i konkretizojnë ato çka i kanë mbledhur dhe së bashku me Prokurorinë dhe të ia servojnë gjykatës për ta trajtuar këtë çështje…”, ka thënë Rudari.
Kurse, gjatë së enjtes pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj të dyshuarve për spiunazh, avokati i njërit prej tyre, besnik Berisha, ka deklaruar se nuk ka prova që inkriminojnë klientin e tij, në ato çka pretendon Prokuroria Speciale.