Shala: Serbia po krijon narrativë që masakra e Reçakut ishte e sajuar nga vet UÇK-ja

Aktuale

Shala: Serbia po krijon narrativë që masakra e Reçakut ishte e sajuar nga vet UÇK-ja

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 19:14
Drizan Shala

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, e ka vlerësuar operacion të jashtëzakonshëm, kapjen e dy të dyshuarve për spiunazh kundër Kosovës tek BIA serbe.

Shala ka thënë se sipas indikacioneve të para, dy të dyshuarit, kishin për qëllim zbatimin e një plani të Serbisë për ta goditur masakrën e Reçakut dhe për të krijuar narracionin se atë nuk e kanë kryer forcat serbe, por vet shqiptarët.

“Mekanizmi i sigurisë ka vepruar dhe ka reaguar në mënyrë të jashtëzakonshmë. kjo është treguese e qartë që në kuadër të sistemit të sigurisë ka mekanizma të tillë që e kanë për mandat zbatimin dhe garantimin e sigurisë nacionale të Republikës së Kosovës”, thotë eksperti i sigurisë.

Shala thotë se të dyshuarit kanë ndihmuar apo kanë tentuar të ndihmojnë në narrativën e Serbisë se që Masakra e Reçakut ishte e sajuar nga vet UÇK-ja

“Aksioni që është ndërmarrë ditën e djeshme në Ferizaj është kuptuar që Serbia po vazhdon të krijoj narrativën e saj në dëmtimin e bazamentit të UÇK-së dhe njëkohësisht krijimi i narrativës zyrtare të Beogradit që Masakra e Reçakut ishte e sajuar nga vet UÇK-ja dhe pikërisht këta dy protagonistët kanë ndihmuar apo kanë tentuar të ndihmojnë që kjo narrativë të krijohet”, tha tutje ai.

Ai thotë se qëllim poashtu kanë pasur që të krijohet dhe themelohet në mënyrë fantome shtëpia e Verdhë në afërsi të fshatit Reçak

“Poashtu, ka pasur në kuadër të këtij plani special serb që të krijohet dhe themelohet në mënyrë fantome shtëpia e Verdhë në afërsi të fshatit Reçak. Poashtu kanë pasur për qëllim edhe asgjësimi i video-voperit i cili ka mundësuar intervenimin e faktorit ndërkombëtarë drejt shlirimit në bashkërendim me institucionet e Kosovës”, theksoi ai.

Për Shalën, mund të konstatohet që Serbia për herë të parë e kuptoi se strukturat e sigurisë së Kosovës mund të luftonë edhe strukturat e tyre intelegjente.

“Çka mund të konstatohet është fakti që Serbia e ka kuptuar dhe e ka prekur për herë të parë angazhimin e strukturave të sigurisë së Kosovës, AKI-së dhe Policisë që janë në gjendje të luftonë edhe strukturat e tyre intelegjente brenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat