Elezi: Dyshoj se mund të sigurohen prova të mjaftueshme që ata me u dënu sipas ligjeve

Aktuale

Elezi: Dyshoj se mund të sigurohen prova të mjaftueshme që ata me u dënu sipas ligjeve

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 19:21
Bedri Elezi

Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi ka folur për kapacitetet që kanë organet e sigurisë në Kosovë por edhe ato të spiunazhit.

Ai thotë se Kosova ka kapacitetet e saj mire të organizuara dhe se shtrihet mire në struktura të ndryshme të sigurisë.

‘’Kosova ka kapacitetet e saj mirë të organizuara, shtrihet mirë në struktura të ndryshme të sigurisë, edhe për zbulimin e spiunazhit, por është e vështirë më siguru prova dhe fakte me të cilat më pas Prokuroria dhe Gjykata do të ushtronte aktivitetin për cilat bëhet fjalë’’ thotë ai.

Elezi, thotë se në rastin e arrestimit të dy kosovarëve për spiunazh në BIA-n serbe, thotë se ka pasur veprime të institucioneve të sigurisë, por se dyshon se ka prova të mjaftueshme që ata të dënohen ose të ngritët aktakuzë ndaj tyre.

‘’Në rastin konkret, ne kemi parë se ka pasur veprime të institucioneve të RKS-së, por jemi të dyshimtë nëse ka mundësi me u siguruar prova të mjaftueshme që ata me u dënua sipas ligjeve. AKI-ja ka primarë punën e spiunazhit’’ deklaron ai.

Tutje, Elezi thotë se në raste të tilla duhet pasur parasysh edhe kredibilitetin e institucioneve para institcuioneve tjera ndërkombëtare që merren me çështje të tilla.

‘’Drejtoria Kundërspiunazhit, merret konkretisht me aktivitetet e kundërspiunazhit, por s’kemi parë ndonjë veprim që ky instucion ka qenë i angazhuar në rastin në fjalë. Duhet kemi shumë parasysh edhe organet e tjera sepse do të mund të dëmtonin kredibilitetin para institucioneve të tjera ndërkombëtare që merren me çështje të tilla dhe puna jonë nuk mund të argumentohen me prova nga gjyqtari për rastin e fundit’’ tha Elezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat