Sveçla takohet në Romë me homologun Piantedosi, e fton ta vizitojë Kosovën

Aktuale

Sveçla takohet në Romë me homologun Piantedosi, e fton ta vizitojë Kosovën

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 19:39
Matteo Piantedosi, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është pritur këtë të enjte në Romë nga homologu i tij Matteo Piantedosi.

Me të ka biseduar për luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit e imigrimit të paligshëm.

“Kisha nderin e veçantë të mirëpritem sot në Ministrinë e Brendshme të Italisë në Romë nga homologu im, Matteo Piantedosi. Biseduam për angazhimin tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit, migrimit të paligjshëm dhe çdo ilegaliteti tjetër, fusha këto për të cilat policitë tona gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyer”, tha ai.

Tutje Sveçla bëri të ditur se e ka ftuar homologun e tij ta vizitojë Kosovën.

“Me Ministrin Piantedosi u dakorduam për thellim të bashkëpunimit bilateral  për tu përballur sukseshëm me sfidat që dy vendet tona ballafaqohen. Me kënaqësi e ftova Ministrin Piantedosi për vizitë në Republikën e Kosovës dhe deri në atë kohë, ekipet tona do të angazhohen për konkretizim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit tonë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat