Kimete Berisha, Mimoza Kusarit: S'ka pasuri që ta lan fytyrën; lirisht më quaj bi*

Aktuale

Kimete Berisha, Mimoza Kusarit: S'ka pasuri që ta lan fytyrën; lirisht më quaj bi*

Nga: H.O. Më: 6 qershor 2024 Në ora: 19:46
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha në një shkrim të saj në facebook e ka quajtur tradhtare Mimoza Kusarin për bisedat me Milan Radoiҫiqin. Ajo shkruan se tradhtar janë ata që bisedojnë tinëz me kriminelë të shtetitë të huaj, i cili ka vrarë policë të shtetit tënd.

Berisha tutje i drejtohet edhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca duke thënë se, ‘nëse Glauku mendon që bisedat sekrete me vrasës serbë nuk janë tradhti, atëherë dil pranoje, trego hapur çfarë ke biseduar!’.

Ajo tutje i drejtohet edhe Kusarit-Lilës se si guxon të merresh vesh me kriminelë kundër UÇK-së.

“E nëse s'je tradhtare, ishalla s'je, dil trego fije e për pè se çfarë ke biseduar ti me kriminelin serb dhe trego pse i ke thënë Simiçit 'e di se jeni të pafajshëm'! Ku guxon ti të merresh vesh me kriminelë kundër UÇK-së”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Tradhtarët!

- Tradhtar i shtetit quhet një person që bisedon tinëz me një kriminel të një

shteti të huaj,  i cili ka vrarë policë të

shtetit tënd!

- Tradhtare je, se çka je tjetër kur e fsheh që ke biseduar tinëz popullit tënd me një kriminel, i cili tallet me policin e vrarë E.Z. dhe ti i thua atij  'po po e di që s'je fajtor' demek!

- Nëse Glauku mendon që bisedat sekrete me vrasës serbë nuk janë tradhti, atëherë dil pranoje, trego hapur çfarë ke biseduar!

- Nëse janë normale këto biseda, pse i fshehni dhe i mohoni!

- I fshehni dhe i mohoni sepse janë të turpshme.

- Të ishin për mburrje, nuk do të ishin sekret.

- E vet fakti që i mohon bisedat me Radojçiqin dhe i konsideron si biseda normale, por s'ke këllqe t'i pranosh, domethënë tradhtia juaj është kolektive.

- Dhe këtu ka një agjendë antishtetërore.

- Nëse nuk ka agjendë antishtetërore - dikush duhet të distancohet nga këto sekrete antishtetërore.

- Mua më intereson të jetë i pastër veç Albin Kurti, sepse të tjerët në atë Lëvizje nuk mendojnë.

- Nëse mban sekrete me kriminelë kundër vendit tënd - je tradhtar, se çfarë je tjetër. Vëja emrin vet sekreteve t'ua me kriminelë serbë.

- Kështu e definon bota demokratike tradhtinë.

- E nëse s'je tradhtare, ishalla s'je, dil trego fije e për pè se çfarë ke biseduar ti me kriminelin serb dhe trego pse i ke thënë Simiçit 'e di se jeni të pafajshëm'!

- Ku guxon ti të merresh vesh me kriminelë kundër UÇK-së!

- A s'janë Veteranët Liria jonë, ndërgjegja jonë!

- Kushdo që punon kundër UÇK-së është tradhtar...

Se, çka është tjetër!

- 'Nanat gjakovare' i përdore për ta fituar pushtetin e për t'u bëre halli yt edhe kundër heronjëve.

- Shikoje fotografinë e Leotrimit, zonjë! Dhe, kërko falje!

- Sepse, as Albini, as Zoti, as askush mbi këtë tokë nuk mund të ta fshijë tradhtinë....

Ti që për karierë s'ke lënë dhimbje nane pa përdorë.

- Nëse s'është kështu si them unë, trego ti domethënien e bisedave t'ua sekrete me kriminelë serbë.

- Je bërë e pasur dhe i fton kriminelët serbë në luftë kundër veteranëve të UÇK-së....veteranëve të

varfër e të mjerë.

Pse?

Çka t'u ka tekë?

Si quhet ky gjest i joti?

Vëja vet emrin!

- S'ka pasuri që ta lan fytyrën.

S'të lan Ereniku!

S'të lan asgjë.

Mendoj unë.

- Veç një kërkim falje publike.

As dorëheqje mos jep.

- Veç pranoje se nuk është mirë të bashkëpunosh me vrasës serbë kundër veteranëve të pafajshëm, të varfër, të lënë e të harruar nga shteti...

vetëm pse luftuan për Liri!

P.S.  Lirisht më quaj biç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat