Berisha: Nëse BIA ka mbetë me i dhanë informata Bedri Shabani, ka me e lëshu toka Serbinë

Aktuale

Berisha: Nëse BIA ka mbetë me i dhanë informata Bedri Shabani, ka me e lëshu toka Serbinë

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 22:21
Besnik Berisha

Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, si të dyshuar për spiunazh (bashkëpunëtorë të BIA-s serbe).

Avokati i këtij të fundit, Besnik Berisha, ka dhënë detaje.

Ndër të tjera ai hodhi dyshime mbi pretendimet se klienti i tij mund t’i ketë dhënë informacione BIA-s.

“Në pastë mbetur BIA me i dhënë informacione Bedri Shabani, e ka lëshuar toka Serbinë jo vetëm atë “Metohinë” që i thonë ata, por krejt Serbinë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat