Darka e Kurtit/ Limaj: Lojë e Kurtit, mirë që s’ra e gjithë opozita

Aktuale

Darka e Kurtit/ Limaj: Lojë e Kurtit, mirë që s’ra e gjithë opozita

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 23:18
Fatmir Limaj

Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar edhe thirrjen nga kryeministri Kurti për tu takuar me partitë opozitare.

Ai ka thënë se thirrja e tij në darkë ka qenë lojë dhe mirë që nuk ka rënë e tërë opozita.

“Në fund më vie mirë që një pjesë e opozitës nuk ka rënë në lojën e Kurtit, Kosova është në vitin zgjedhor, presidentja nga shtatori mund ti fton partitë politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve, dhe jemi duke folur për një muaj e gjysmë dy prandaj ka qenë një lojë e tij”, tha ai.

Limaj shton se kjo mund të jetë edhe një lojë e përbashkët me interesa të përbashkëta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat