Syla: Serbia i vrau 1024 fëmijë në Kosovë

Aktuale

Syla: Serbia i vrau 1024 fëmijë në Kosovë

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 23:44
Sabit Syla

Historiani Sabit Syla tha se 1024 fëmijë janë vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Ai këtë shifër e dha teksa po diskutonte mbi temën “krimet e Serbisë në Kosovë”.

“Tek fëmijët ne e kemi një shifër që është diku 1024 fëmijë të vrarë, ku 109 prej tyre figurojnë të zhdukur.

Në këtë drejtim normalisht duhet dhënë përgjegjësia, përgjegjësia është tek organet kompetente të Serbisë ku do veçoja përgjigjësinë e nivelit të komandës së përbashkët që është themeluar në vitin 1998”, tha Syla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat