Hoxha për arrestimin e dy personave për spiunazh: Optimist se mekanizmat e sigurisë s’do të bëjnë blof

Aktuale

Hoxha për arrestimin e dy personave për spiunazh: Optimist se mekanizmat e sigurisë s’do të bëjnë blof

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 23:48
Valdet Hoxha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha ka thënë se nuk duhet që të paragjykohen të dy qytetarët e arrestuar si të dyshuar për spiunazh, derisa nuk ka ndonjë vendim të formës së prerë.

Ai tha se duhet që t’i lemë të qenë mekanizmat e drejtësisë që të kryen punë e tyre, pasi sipas tij është një sfidë për ta.

Tutje, ai është shprehur optimist se në aksione të tilla mekanizmat e sigurisë nuk do të bëjnë blof.

“Si lajm natyrshëm që është i rëndësishëm, por për ata që e kanë përcjell situatën e sigurisë dhe e njohin se si funksionon nuk ka qenë ndonjë befasi, pasi edhe publikisht edhe strukturat serbe edhe gjithandej ka qenë temë në vendin tonë që struktura e sigurisë dhe inteligjenca mund të këtë bashkëpunëtorë.  Por, që duhet që të jemi të kujdesshëm si profesionist që për rastin konkret për arrestimin e këtyre dy qytetarëve të mos ta paragjykojmë se ka një prezume, ai i pafajësisë, pra ata jenë vetëm të dyshuar dhe për fajësinë e tyre mund të flasim vetëm kur ka ndonjë vendim gjyqësor dhe atë të formës së prerë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar përgjatë ditës së djeshme Muharrem Qerimin dhe Bedri Shabanin, të dyshuar për spiunazh, bashkëpunim me BIA’n serbe.

Ndërsa, Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar 30 ditë paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat