Deputeti i PDK-së për përgjimet me Radoiçiqin: Nuk kam dyshim se Kusari-Lila bisedën e ka bërë me dijen e Kurtit

Aktuale

Deputeti i PDK-së për përgjimet me Radoiçiqin: Nuk kam dyshim se Kusari-Lila bisedën e ka bërë me dijen e Kurtit

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 00:01
Mimoza Kusari dhe Milan Radoiçiq

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ardian Kastrati, e ka komentuar përgjimin e publikuar ditë më parë të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me terroristin, autorin e sulmit të Banjskës Milan Radoiçiq.

Ai në Edicionin Special tha se nuk beson se biseda ka ndodhur pa dijeninë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk ka kush që ma heq dyshimin se këta kanë qenë të koordinuar lidhur me bisedën. Êshtë e pamundur që Mimoza , ta bëjë një bisedë të tillë si shefe e Grupit Parlamentar dhe Albin Kurti të mos jetë në dijeni. Është goxha e pabesueshme”, tha ai.

Kastrati theksoi se Kurti u mundua të arsyetohej lidhur me këtë se Kusari-Lila nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Po si nuk është? Atë që “s’është pjesë” e Vetëvendosje e ka bërë shefe të mbi 50 deputetëve të i ka LVV-ja në Parlamentin e Kosovës. Nuk ka logjik kjo”, tha deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat