Kurti, thirrje diasporës shqiptare: Votoni partitë socialdemokrate

Aktuale

Kurti, thirrje diasporës shqiptare: Votoni partitë socialdemokrate

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 00:39
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga diaspora shqiptare që në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të votojnë për partitë social demokrate.

Sipas tij, këto parti e mbrojnë Evropën nga kërcënimi serioz nga e djathta ekstreme.

“Me afrimin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të diasporës sonë që të ushtrojnë të drejtën e votës.

Çdo votë e vetme llogaritet në mbështetjen e politikanëve dhe partive – të tilla si socialdemokratët – që me të vërtetë mbrojnë demokracinë dhe Evropën kundër kërcënimit serioz të së djathtës ekstreme”, ka shkruar Kurti në “X”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat