Rreth 1 milion € i ka shpenzuar Kuvendi i Republikës së Kosovës për pagat dhe shtesat e asistentëve të deputetëve, të cilët janë angazhuar nga 5 maji i vitit 2023.
Janë hiç më pak se 85 deputetë që kanë të angazhuar asistentë, përderisa disa nga këta të fundit punë kryesore e kanë kontrollimin e e-mailave të shefave (deputetëve).
Media javë më parë i ka dërguar Kuvendit të Kosovës kërkesë për qasje në dokumente publike, ku ka kërkuar listën zyrtare të asistentëve të angazhuar nga ligjvënësit kosovar dhe pagat e tyre.
Angazhimi i asistentëve bazohet në Rregulloren Nr. 08/Rr-004 për Shtesa mbi Pagën bazë për Deputetë dhe për klasifikimin e Pagës për Stafin Mbështetës Politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës.