Deputetja e VV-së: Asistentja më ndihmon shumë, më tregon një ditë përpara se ku kam takim dhe në ç’orë

Aktuale

Deputetja e VV-së: Asistentja më ndihmon shumë, më tregon një ditë përpara se ku kam takim dhe në ç’orë

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 08:34
Mirlinda Tishukaj

Mirlinda Tishukaj deputete nga radhët e LVV-së angazhimin e asistentëve për secilin deputetë e konsideron tejet ndihmesë, pasi sipas saj, kanë angazhime të mëdha që nuk mund t’ia dalin vet.

“Unë kam asistent dhe është ndihmesë e madhe sepse kem pika shumë, ta zëmë 20-30 pika, ka raporte shumë. Qytetarët nuk mund ta dinë sa shumë punë ka që nuk shihet në publik, por për mua angazhimi i tyre është shumë ndihmesë e madhe”, thotë ajo.

Tishkuaj thotë se asistentja e saj i bënë përmbledhje të raporteve, pasi ajo nuk ka mundësi me i përcjellë të gjitha vetë, për shkak të numrit të madh të raporteve dhe angazhime të mëdha.

“Asistentja më ndihmon në shumë aspekte, psh tash kam raporte të auditorit, pasi jam në Komision për menaxhim të financave publike, mu më intereson kur publikohet një raport qoftë pasqyra vjetore financiare, qoftë raporti i performancës, tash unë nuk mundem të gjitha raportet me i shiku, me ditë gjendjen qysh ka qenë më parë por në këtë rast asistentja ma bënë një përmbledhje të shkurtër. Në të gjitha sferat ajo më bënë një përmbledhje të shkurtë e cila është ndihmesë sepse unë nuk kom mundësi me i ditë detajet e secilës punë”, tha Tishukaj.

Tishukaj thotë se ndihmesë e madhe ka nga asistentja, ku në mesin e të tjerave poashtu ia rikujton takimet, vendin dhe orën pasi thotë se ka agjendë shumë të ngarkuar.

“Kujdeset poashtu edhe për agjendën time, psh unë kam ftesa prej institucioneve lokale apo nacionale, prej organizatave joqeveritare dhe ajo një ditë përpara m’i rikujton se në këtë vend ki me shku, në kaq ora për shkak se kom agjendë shumë të ngarkuarë”, thotë deputetja e VV-së.

Në fund, Tishkuaj thotë se nuk i është lejuar ta marrë asistenten në seanca për shkak se nuk ka hapësirë brenda Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat