Arben Gashi nga LDK-ja thotë se asistenti i tij ka mjaftë punë. Sipas tij, ai monitoron grupet, komisionet dhe përpos pagës nuk ka ndonjë benefit tjetër.
“Po, si anëtar i Grupit kam asistent personal.
I monitoron grupet, i monitoron komisionet, i monitoron deputetët në Komision, ka mjaftë punë.
Sa e di unë nuk ka asnjë benefit tjetër përpos pagës”, tha Gashi.