Fitim Uka, deputet i Lëvizjes Vetvendosje thotë se ka asistent personal, sikurse çdo deputet tjetër I Kuvendit të Kosovës.
Ai thotë se asistenti personal e ndihmon në pjesën e hulumtimit apo çka do që kërkohet.
“Po dihet ajo që kemi asistent personal secili prej neve, kush ka dashtë me marrë.
Roli i tyre është ndihma që ofrojnë në pjesën e hulumtimit, asistimit apo çkado që kërkohet prej deputetit”, tha ai.
Uka thotë se nuk e ka idenë nëse asistentët kanë ndonjë benefit tjetër përpos pagës që marrin prej buxhetit të Kuvendit.