Ndonëse ju takon me rregullore secilit deputet të Kuvendit të Kosovës të angazhojnë asistent personal, për Valentina Bunjakun e LDK-së kjo është temë e “lodhët”.
Ajo nuk pranoi të përgjigjet për të treguar rolin dhe detyrat e asistentit të tij/saj.
“Çka është kjo pyetje? Nuk kam mundësi me u prononcu se jam shumë e zënë se tema shumë e lodhët”, ishte përgjigja e saj.
Sipas listës së Kuvendit, asistente e deputetes Bunjaku është Goneta Agushi.