Për deputeten e LDK-së, Vlora Dumoshi asistenti/ja i-e saj ndihmon në të gjitha aspektet, kudo që ajo ka nevojë.
“Na ndihmon në të gjitha aspektet, në mbledhjen e materialeve. Na ndihmon aty ku ka nevojë. Mandej janë me neve gjithë kohën, nëpër komisione parlamentare”, tha deputetja Dumoshi.
Mirëpo kur pyetet se kush është i angazhuari i saj apo se si erdhi deri tek ajo pozitë ajo tha se ndodhet në spital dhe nuk ka mundësi të përgjigjet.
“Jam në spital për momentin, nëse dëshironi ua lëshoj kamerën”.