“Vëllai i tij është i dënuar për vrasje – pretendon se e kishte shef Elmi Reçicën” – Detaje të reja për Muharrem Qerimin

Aktuale

“Vëllai i tij është i dënuar për vrasje – pretendon se e kishte shef Elmi Reçicën” – Detaje të reja për Muharrem Qerimin

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 10:15
Muharrem Qerimi

Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Muharrem Qerimi, i arrestuar për spiunazh me BIA-n serbe, është i përfshirë me anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, pjesëtarë të ish-Shërbimit Informativ të Kosovës dhe së fundmi edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kajtazi ka deklaruar se Qerimi ishte pjesëtar i policisë së Kosovës dhe si njëjti ishte kamufluar si një pjesëtar i shërbimit britanik.

Përpos pjesëtar i policisë, Qerimi ka edhe një vëlla i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës. Vëllau i tij, Shpend Qerimi, është i dënuar me 25 vjet burgim për shkak të shpërthimit në lokalin Sekiraça dhe për një vrasje të trefishtë në Kaçanik.

“Muharrem Qerimi ka qenë polic i Kosovës, ai thotë se e kanë larguar për shkak se e ka luftuar krimin, me pretendimet gjithmonë se punon me shërbimin britanik duke aluduar se ka shumë informacione e materiale të shumta. Muharremi e ka një vëlla në burg, e ai është Shpend Qermi, i dënuar me 25 vjet burgim për shpërthimin në lokalin Sekiraqa dhe i dënuar për një vrasje të trefishtë në një fshat të Kaçanikut”, deklaroi gazetari Kajtazi.

Sipas Kajtazit, Shpendi e Muharremi nuk kishin punuar të vetëm. Pas tyre qëndronin pjesëtar të PDK-së dhe ShIK-ut.

“Shpendi ka qenë i përfshirë në atë shpërthim por nuk ishte i vetmi aty, pas tij ishin njerëz të PDK-së e ShIK-ut e në mesin e tyre edhe Nysret Cena i vrarë në vitin e kaluar për të cilin nuk flitet më, ndërsa këta pretendojnë se shef e kanë pasur Elmi Reçicën. Kjo është një bandë kriminale e anës së Kaçanikut dhe Ferizajt”, deklaroi Kajtazi.

Përpos lidhjes me PDK-n e ShIK-un, Kajtazi ka dhënë edhe një detaj interesant.

Sipas informatave të tij, kanë qarkulluar lajme se vëllau tjetër i Muahrrem Qerimit, Ilir Qerimi është këshilltar i ministrit të punëve të brendshme, Xhelal Sveçla.

“Vëllau i tyre është këshilltar i Xhelal Sveçlës, por nuk ka një dokument zyrtar. Ai e mohon se është pjesë e kabinitetit të tij, por thekson se është fans i Vetëvendosjes. Tani Iliri, Shpendi e Qerimi akuzojnë AKI-in për përfshirje në këtë rast, për shkak se ata kanë dhënë dëshmi të shumta te prokuroja Marie Bamhe”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat