Kush është Shpend Qerimi, vëllai i Muharrem Qerimit të arrestuar për spiunazh?

Aktuale

Kush është Shpend Qerimi, vëllai i Muharrem Qerimit të arrestuar për spiunazh?

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 10:17
Shpend Qerimi

Muharrem Qerimi është dërguar një muaj në paraburgim nën dyshimin për spiunazh.

Burri nga Ferizaj, ish-hetues në Policinë e Kosovës, është vëllai i një ish-polici të dënuar për dy raste kriminale.

Bëhet fjalë për Shpend Qerimin, një ish-polic të njësive speciale të Kosovës.

Ai është i dënuar për rastin e shpërthimit në lokalin ‘Sekiraqa’ në Prishtinë, që ndodhi në vitin 2007 dhe për rastin e vrasjes së trefishtë në Soponicë të Kaçanikut.

Qerimi, është i dënuar me 25 vjet burgim për rastin e shpërthimit në lokalin ‘Sekiraqa’ dhe me 33 vjet të tjera burgim për vrasjen e trefishtë në Soponicë.

Ai ishte shpallur fajtor për shkak se më 24 shtator 2007, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, bashkë me tetë të tjerë kishin vënë eksploziv në lokalin e Enver Sekiraqës që kishte shkaktuar vdekjen e dy personave dhe ishin plagosur 12 të tjerë.

Shpërthimi ishte kryer në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e policit Triumf Riza.

Ndërkaq, ai është dënuar me 33 vjet burgim për vrasjen e trefishtë që ishte kryer më ndërmjet 27-28 shtatorit 2007, në vendin e quajtur te “Ura e Lepencit” afër fshatit Soponicë të Ferizajt.

Gjykimi për vrasjen e trefishtë vazhdon edhe sot. Tash lënda është në duart e drejtësisë vendore.

Prokuroria Speciale akuzon ish-oficerin Qerimi, Besnik Hasanin dhe Agron e Afet Dalloshin për rastin e vrasjes së trefishtë.

Në një gjykim të mëhershëm, Qerimi, së bashku me Besnik Hasanin, ishin shpallur fajtor dhe dënuar me 33 vjet burgim. Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim. Lënda, momentalisht ndodhet në shkallën e parë të gjykatës në Prishtinë.

Aktakuza e re e Prokurorisë Speciale të Kosovës ngarkon këta për vrasje, dy vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat