Analisti dhe gazetari Ridvan Berisha, ka reaguar lidhur me arrestimin e dy spiunëve nga Policia dhe AKI të cilët dyshohen se bashkëpunonin me BIA’në serbe.
Berisha në një postim në Facebook është shprehur se për të nuk përbën lajm se po këto mbetje fashiste nga UDB edhe sot janë në operacione politike dhe spinuazhi për ta ndërtuar rrëfimin botëror qysh nuk është dasht me u bë Kosova shtet, tutje ai u shpreh se UDB’në e kemi këtu.
Postimi:
Po shkruaj me shkas! E rendesishme per ne si shtet dhe aleatet tane te vertete eshte i ditur qe moti nje fakt domethenes. Serbia e djeshme qe kreu gjenocid dhe po kjo Serbia e sotme, eshte e padenacifikuar. Rrjedhimisht, per m'u nuk paraqet lajm se po keto mbetje fashiste nga UDB edhe sot jane ne operacione politike dhe spinuazhi per ta ndertuar rrefimin boteror qysh nuk eshte dasht me e u be Kosova shtet. Kjo situate eshte e ekzaminuar tashme. Prioritet mbi prioritete mbetet forcimi i shtetit, mekanizmave te sigurise dhe te inteligjences tone. Ndersa, politikanet qe kane bere e bejne lufte perverse per karrike pushteti, sidomos ata te LVV-se dhe jo vetem, do ta marrin pergjigjen me vote.
UDB e kemi ketu, misioni i tyre eshte i qarte, perçarja e berja pike e pese e shqiptareve. Pasha t'madhin Zot, une besoj se Kosova do ta fitoje kete perballje me primitivet spiune te BIA. Rreziku real mbetet se si me parandalu rekrutimin e elites kosovare nga spiunazhi i Serbise, se si ta gjejme shpejte rrugen ligjore per t'i fute ne makina lustrimi krejt njerezit qe mbajne pozicione me rendesi shteterore!
Po lutem qe te gjithe budallenjte ta kene marre kete leksion!