Sot është duke u zhvilluar ceremonia komemorative për piktorin dhe profesorin, Rexhep Ferri, i cili u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij, vuri në pah punën e madhe që Ferri kishte bërë në fushën e artit.
Kurti theksoi se Ferri kishte pikturuar rreth shtatë dekada, teksa sipas tij, tani piktura e tij do të flet pa numër dekada për të.
“Vepra e tij është shumë e madhe, do të na përcjellë të gjithë neve që patëm fatin e madh ta njohim nga afër, por ai do të përcjell edhe brezat e ri që kanë shumë për të mësuar nga ai”, u shpreh Kurti.
“Për të gjetur një kuptim, ndoshta vetëm misticizmit të çmendurisë i rritet fama, këto janë fjalët e Rexhep Ferrit”.
“Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të kujtuar një artist por jemi këtu sepse një intelektual i shquar do të vazhdojë të na ndriçojë rrugën e mendimit”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.