​Nderohet jeta dhe vepra e akademikut Rexhep Ferri

Aktuale

​Nderohet jeta dhe vepra e akademikut Rexhep Ferri

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 11:50
Kraja ka thënë se Ferri ka zënë një vend nderi në historinë e artit të Kosovës.

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Ferrit, është mbajtur mbledhja komemorative në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në të cilën është kujtuar vepra e tij, ndërsa të pranishmit kanë bërë edhe homazhe.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja ka theksuar se Republika jonë është e artit dhe veprave si shkak i artistëve siç është Rexhep Ferri.

Kraja ka thënë se Ferri ka zënë një vend nderi në historinë e artit të Kosovës.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka derisa ka kujtuar figurën e tij, ka thënë se nga veprat e intelektualit Ferri do të mësojnë të gjithë brezat, ndërsa ka shtuar se i njëjti do të kujtohet përherë si artisti më i veçantë.

"Kreshnik e patriot, Rexhep Ferri nuk do të na lë dot. Vepra e tij është shumë e madhe, do t'i përcjellë gjitha brezat e rinj që kanë shumë për të mësuar nga ai. Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të kujtuar një artist, por për një intelektual i shquar që do të vazhdojë të na ndriçojë rrugën, do të kujtohet përherë si artisti modernist, si artisti më i veçantë. Figura e tij do të flet panumërta dekada për të", tha Kurti.

Përfaqësuesi i familjes Ferri, Naser Ferri ka thënë se sot përveç familjes edhe për mbarë shqiptarinë është ditë e dhimbshme, pasi vendi ka humbur një intelektual të shquar.

Ai është shprehur se piktori Ferri pas vetes ka lënë një veprimtari të pastër artistike për të gjitha gjeneratat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat