Prokuroria nis hetimet për ndërtimin e 12 shtëpive pa leje në Bardhosh

Aktuale

Prokuroria nis hetimet për ndërtimin e 12 shtëpive pa leje në Bardhosh

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 12:08
Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë me dije se pas publikimit lidhur me dyshimet se në kryeqytet, më konkretisht në lagjen e re në fshatin “Bardhosh” të Prishtinës janë duke u ndërtuar 12 shtëpi pa leje, Prokurori i Shtetit njëherazi, koordinatori i krimeve kundër mjedisit,  ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe provave me qëllim të verifikimit të këtyre informacioneve.

Kështu u bë me dije nga një komunikatë nga Prokuroria.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar që të trajtojë çdo informacion i cili paraqet dyshime për vepra penale.

Ato ndiqen sipas detyrës zyrtare”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat