Detaje të reja kanë dalë në pah mbi dy të arrestuarit si agjentë të BIA-s në Ferizaj.
Histori të pasluftës, përfshirja e Gjykatës Speciale, përgjime pas Banjskës, dekonspirim nga AKI-ja, janë disa prej pikave të përmendura.
Lidhur me përfshirjen e këtyre dy kosovarëve, dhe mënyrën se si e sa paguheshin, kanë folur ekspertët e sigurisë, Bedri Elezi dhe Jeton Halimi.
Halimi këtë e ka quajtur një tradhti kombëtare.
“Unë po dyshoj se këta kanë komunikuar me numër të Serbisë, e kjo është diçka tjetër sepse Serbia nuk t’i jep thirrjet dhe nuk mundet të zbulohet. Këta kanë punuar që sa vite, dhe janë nën çadrën e BIA-s, e ke rastin e Bllacës, mos qofshin këta më të fortë se Bllaca. Është kjo tradhti kombëtare”, u shpreh Halimi.
E nga ana tjetër, Elezi tha se agjentët e BIA-s në Kosovë mund të paguhen nga 700 euro e më lartë.
“Unë nuk mund të them me saktësi vlerën e pagesave, por e di që bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete serbe në Kosovë, paguhen nga një pagë minimale që fillon nga 700 euro, dhe tutje varet nga pozita të cilën ata e udhëheqin”, tha Elezi.