Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi në një postim të tij në facebook ka shkruar se institucionet e sigurisë duhet të merren urgjentisht me Gazmend Muhaxherin.
Abrashi e ka quajtur shqetësuese deklaratën e Muhaxherit, i cili thotë se, ‘armët e konfiskuara në veri mund të jenë vendosur nga qeveria dhe policia’.
Postimi i plotë:
Tepër shqetësuese kjo deklaratë. Institucionet e sigurisë duhet urgjentisht të merren me këtë person.