Presidentja Osmani: Drenasi i trimave dhe trimëreshave, heronjve e heroinave

Aktuale

Presidentja Osmani: Drenasi i trimave dhe trimëreshave, heronjve e heroinave

Nga: H.O. Më: 7 qershor 2024 Në ora: 19:35
Pamje nga vizita

Presidentja Vjosë Osmani ka vizituar sot komunën e Drenasit. Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se ka vizituar Drenasin e trimave dhe trimëreshave, heronjve e heroinave që kanë sakrifikuar për lirinë.

Presidentja Osmani shkruan tutje se kjo komunë po dëshmohet si shembull i qeverisjes transparente dhe i fuqizimit të grave në vendimmarrje.

Postimi i plotë:

Vizita në Drenasin e trimave dhe trimëreshave, heronjve e heroinave që kanë sakrifikuar aq shumë për lirinë që e gëzojmë sot!

Komuna e Drenasit po dëshmohet si shembull i qeverisjes transparente dhe i fuqizimit të grave në vendimmarrje.

Faleminderitit Kryetarit Lladrovci dhe të gjithë qytetarëve të Drenasit për mikpritjen e jashtëzakonshme!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat