Një deklaratë tronditëse e Bedri Elezit, i ka implikuar tre zyrtarë të lartë shtetëror në veprime të dyshimta për spiunazh.
Elezi, në një shkrim në Facebook të premten, tha se ka dyshime që presidentja Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, dyshohet se janë përfshirë në spiunazh.
E kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta, derisa për këtë ka reaguar edhe këshilltari i presidentes, Bekim Kupina.
Pas reagimit të Kupinës, Elezi ka thënë se ka marrë kërcënime të shumta.
Madje, ai përmes një postimi në Facebook ka hedhur akuza ndaj presidentes Osmani, ku tha se përmes këshilltarit të saj, ka kryer veprën penale për nxitje dhe shtytje deri në vrasje.
Po ashtu, Elezi pretendon se presidentja me paramendim dhe me qëllim ka vendosur në rrezik jetën e tij dhe familjes së tij, transmeton "Bota sot".
Postimi i plotë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke pasur parasysh faktin peshës e fjalës së presidentit të shtetit, si dhe ndikimin që ajo mund të këtë tek qytetarët apo mbështetësit e saj, ka vendosur në rrezik serioz jetën time dhe të familjes sime, përmes një postim në Facebook.
Në postimin e saj në Facebook, përmes këshilltarit Bekim Kupina e njëjta ka kryer veprën e rëndë penale të nxitjes apo shtytjes deri në vrasje.
Në këtë postim, ndër tjerash presidentja ka theksuar se bazuar në raportet e institucioneve të sigurisë (por që nuk e ka përmendur se për cilat institucione bëhet fjalë, nëse ato janë institucione të Republikës së Kosovës apo vendi tjetër), unë si individ në vazhdimësi kam punuar në dëm të çështjes kombëtare.
Marrë parasysh kapacitetet profesionale si dhe ato të sigurisë të presidentes e veçanërisht ato juridike, presidentja me paramendim dhe me qëllim ka vendosur në rrezik jetën time dhe të familjes time, majde duke keqpërdorur pozitën zyrtare si presidente për të deklaruar në emër të institucioneve të sigurisë.
Nëse kemi informacione apo raporte të institucioneve sicc ka deklaruar presidentja, atëherë duhet vepruar përmes institucioneve të zbatimit e jo të vendosemi në rrezik nga njerz të cilët mund të marrin veprime të rrezikshme në drejtim timin apo familjes time, por Presidentja e Republikës së Kosovës, duke ditur se unë kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po ashtu duke pasur të drejtën përmes lejes së sigurisë, madje duke siguruar informacione se unë kam punuar në luftimin e terrorizmit dhe radikalizmit, në llogari të autoriteteve të sigurisë së SHBA-së dhe AKI-së, Presidentja me qëllim dhe paramendim e ka postuar atë reagim për të nxitur persona edhe grupe terroriste e kriminale në drejtim të cenimit të sigurisë sime apo familjes time.