Kurti dënon sulmin ndaj kryeministres daneze: Sulme të tilla janë kërcënime të rënda ndaj demokracisë

Aktuale

Kurti dënon sulmin ndaj kryeministres daneze: Sulme të tilla janë kërcënime të rënda ndaj demokracisë

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 23:28
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit që iu bë sot kryeministres daneze Mette Frederiksen.

Kurti përmes një shkrimi në platformën ‘X’ u shpreh i shqetwsuar nga kjo ngjarje, duke shtuar se figurat publike, veçanërisht gratë përballen me kërcënime dhe rreziqe alarmante.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet se kryeministrja daneze Mette Frederiksen u sulmua sot në Kopenhagë. Kjo ngjarje shqetësuese vjen mes dhunës dhe tensionit në rritje përpara zgjedhjeve të BE-së. Figurat politike, veçanërisht gratë, përballen me kërcënime dhe rreziqe alarmante në rolet e tyre publike, duke theksuar kërcënimin e rëndë ndaj demokracisë që përfaqësojnë sulme të tilla. I urojmë Kryeministrit Frederiksen një shërim të shpejtë dhe të plotë gjatë kësaj kohe sfiduese”, shkroi Kurti.

Sulmin ndaj kryeministres daneze e dënoi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat