Gjenerali Clark takohet me botuesin e gazetës shqiptaro-amerikane ‘Illyria’

Aktuale

Gjenerali Clark takohet me botuesin e gazetës shqiptaro-amerikane ‘Illyria’

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 10:29
Foto nga takimi

Botuesi Vehbi Bajrami ka takuar gjeneralin Wesley Clark, ish-komandant i NATO-s për Evropën, nën drejtimin e të cilit, 25 vjet më parë, u çlirua Kosova.

Synimi i vizitës ishte për t’i shprehur mirënjohjen gjeneralit në pension, i cili vazhdon të përkrahë Kosovën në hapat e saj për forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.

Siç njofton gazeta shqiptaro-amerikane “lllyria”, Gjenerali Clark e priti ngohtësisht botuesin e gazetës Vehbi Bajrami me të cilin janë takuar disa herë më parë në New York dhe Washington. Ata biseduan gjerësisht për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe evokuan kujtimet e vitit 1999, kur NATO çliroi Kosovën.

“Pa ndihmën e Amerikës dhe rolit të Gjeneralit Clark, Kosova nuk do të ishte sot e lirë dhe e pavarur. Kosova i është mirënjohëse për jetë Gjeneralit Clark”, ka thënë botuesi Vehbi Bajrami.

Gjenerali Clark është shprehur krenar për rolin që ka luajtur në atë kohë.

“Ne i dhamë fund fushatës së spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Gazeta Illyria shkruan se gjenerali Clark edhe sot, i ndjek zhvillimet në Kosovë dhe ndonëse e përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, është kritik ndaj politikës amerikane që po ushtron më shumë presion ndaj Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat