Zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Astrit Haxhijaha, thotë se janë në fazën finale të ankesave dhe se beson se brenda një ose dy jave, do të filloj zbatimi i Ligjit të Ri për Barna.
‘’Jemi në fazën e ankesave dhe mendoj qe brenda një jave ose dy jave mund të zbatojmë me ligjin. Duke parë në detaje dhe paragrafe dhe për një ligj të ri që bëhet për herë të parë, medoj që është në rregull përveç disa çështjeve teknike.që janë në pritje’’, deklaron ai.
Haxhijaha, thotë se i ka pare edhe ai se disa produkte medicinale do të kenë rritje të çmimit dhe se ka edhe produkte tjera që do të aplikohen.
‘’Po është e vërtetë, i kam parë tabelat, apo vendimin e miratimin të listës esenciale. Kanë qenë 2300 barna të cilat kanë aplikuar dhe pritën që 800-1000 që do të aplikohen pra të vazhdojmë trajtimi. Pra tek këto 2300 kamë parë që ka ndryshim të çmimit dhe rritje të tyre, si përshëmbull Aspirini për momentin gjendet në barnatore 2 euro me ligjin e ri del 2,93 euro, pastaj ka edhe produkte tjera, mirëpo nuk është arsyetim nëse ka në 20-50 produkte të rritje të çmimemeve e mos të kapum në gjera teknike’’, deklaron ai.
Dyshi i OFK-së, thotë se oda e tyre e përkrah fuqishëm zbatimin e këtij ligji.
‘’OFK e përkrah fuqishëm zbatimin e këtij ligji’’, thekson ai.
Po ashtu, Haxhijaha shprehet se i deleguari i tyre në Komisionin për Ligjin e Çmimit të Barnave është përjashtuar pa ndonjë arsye.
‘’Unë mendoj se është Komisioni për Ligjin e Çmimeve që i trajton dhe i deleguari nga OFK-së është përjashtuar, dhe është rishikuar përseri një komision tjetër, në të cilin neve si odë na kanë njoftuar që anëtari që e keni deleguar ju është përjashtuar’’, deklaron ai.
Zëvendëskreu i Odës së Farmacistëve të Kosovës, ka folur edhe për produktet që nuk janë pranuar nga Ministria e Shëndetësisë.
‘’Jo. kjo shkon në procedurë të stoqeve, kur vijnë stoqe të reja, kanë me u trajtu në bazë të çmimit të miratuar. Njëri nga kriterët ka qenë lista përcjellëse e fabrikës për distributorët e Kosovës dhe nuk i kanë përcjellë fabrikat në kohë reale dhe për këtë kanë mbetur jashtë prodkutet tjera, por do të ketë një afat tjetër për ti trajtuar edhe këto’’, përfundon ai.