Murati publikon të dhënat: ​Ja sa vite jetojnë mesatarisht njerëzit në Kosovë

Aktuale

Murati publikon të dhënat: ​Ja sa vite jetojnë mesatarisht njerëzit në Kosovë

Nga: A.M. Më: 8 qershor 2024 Në ora: 14:22
Ministri i Financave Hekuran Murati

Ministri i Financave Hekuran Murati ka publikuar të dhënat mbi jetëgjatësinë në Kosovë, të cilat janë grumbulluara nga Banka Botërore.

Përmes një postim në Facebook, Murati ka thënë se jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë

Jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite , apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat