Së fundi, kryetari i Pejës, njëherësh edhe nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka qenë në qendër të kritikave.
Kjo për faktin se, Muhaxheri ka potencuar disa dyshime të tij në lidhje me armatimin e konfiskuar në pjesën veriore të Kosovës.
“Unë po besoj që është një marrëveshje. Ose i qet ti armët vetë ose t’i qet ty dikush armët edhe thotë shko merri ti qaty janë do armë. Nuk e di, unë vec po spekuloj. Dicka s’o në rregull me këtë punë që t’i me nxonë armë me ba kësi”, deklaroi ndër të tjera Muhaxheri.
E për këtë arsye, ish-ushtaraku, Hafir Hoxha ka reaguar ashpër ndaj nënkryetarit të LDK-së.
Hoxha në një postim në Facebook hodhi kritika të ashpra ndaj Muahaxherit, derisa tha është “i shtrembëruar kombëtarisht, i luhatur me shikimi nga Beogradit”, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
“Nuk po i kuptoj disa shokë si po habitën me deklaratat e këti individi! Aq shumë dhe aq shpesh ky individ është deklaruar në atë mënyrë që është plotësisht e pritshme nga ky edhe kjo deklaratë! Ky është i shtrembëruar kombëtarisht, i luhatur me shikim nga Beogradi dhe me shpinë nga Tirana, frikacakë dhe naiv!
Deklarata të tilla për shqiptarët munden të japin vetëm ata të shkollës politike të Miloshit!