Udhëtimet dhe siguria e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova gjatë viteve 1991 deri më 1999 në Shqipëri, ishte tema e cila u trajtua në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” këtë të shtunë.
I ftuar për të folur rreth këtyre udhëtimeve ku detyra kryesore e tij ishte siguria e presidentit, ishte përgjegjësi për siguri të Rugovës, Ermir Hizmo.
Hizmo tregoi për peripecitë dhe lehtësinë që e ndjente teksa punonte për presidentin Rugova, pasi siç u shpreh vetë ai, Rugova ishte një njeri shumë i qetë dhe i lehtë për të punuar.
Teksa tregoi për disa ngjarje të atyre viteve, Hizmo së bashku me autorin e emisionit, Adnan Merovcin ndanë një detaj duke treguar se kush ishte njeri në Shqipëri që Rugova i besonte shumë, aq sa nuk duhej protokoll për të.
Se për kë bëhet fjalë, tregojnë në videon në vijim dy figurat e lartpërmenduara: