Kritikuan Kurtin, profesori reagon ashpër ndaj QUINT-it dhe BE-së: Të çmendurit udhëheqin…!

Aktuale

Kritikuan Kurtin, profesori reagon ashpër ndaj QUINT-it dhe BE-së: Të çmendurit udhëheqin…!

Nga: A.M. Më: 9 qershor 2024 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Profesori Sulejman Mehazi, ka reaguar pas deklaratës së vendeve të QUINT-it Zyrës së BE-së dhe misionit të OSBE-së, të cilat kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për shpronësimin e disa pronave në veri.

Ai këtë deklaratë e cilësoi si “marrëzi ndërkombëtare”, derisa tha se në vend që ta respektojnë Kurtin, ata po e bëjnë të kundërtën, po e kritikojnë.

“Të çmendurit udhëheqin diplomacinë botërore, prandaj dhe bota njerëzore është çmendur”, shkroi ndër të tjera Mehazi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

QUINT-i në vend që të respektojnë Kurtin pse mbron kushtetuten e Kosovës, kritikojnë kryeministrin e Kosovës s'e në veri nuk respekton ligjet që i do Serbia.

Ç’është kjo marrëzi ndërkombëtare!, si QUINT-i, BE-ja e  SHBA-të përkrahin shtetin gjenocidial Serbinë!?, diplomacia e sotme botërore është në anën së të keqes globale. Të çmendurit udhëheqin diplomacinë botërore, prandaj dhe bota njerëzore është çmendur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat