Osmani për Shkurte Fejzën: Atëherë kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës

Aktuale

Osmani për Shkurte Fejzën: Atëherë kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës

Nga: A.SH Më: 9 qershor 2024 Në ora: 11:11
Shkurte Fejza dhe Vjosa Osmani

Dje, këngëtarja Shkurte Fejza mbajti koncert për nder të 50 vjetori të karrierës së saj në muzikë.

Ndlr të ftuarit ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka lartësuar muzikën e saj, duke thënë se “në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës”.

Postimi i plotë:

Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. "Xhamadani vija-vija" dhe "Mora fjalë", janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë. Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë!

Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat