Vjen një reagim i ashpër ndaj LDK-së/ Batusha i rikujton deklaratat e kaluara - i kërkon këtë gjë publikisht ta bëjnë!

Aktuale

Vjen një reagim i ashpër ndaj LDK-së/ Batusha i rikujton deklaratat e kaluara - i kërkon këtë gjë publikisht ta bëjnë!

Nga: M.H. Më: 9 qershor 2024 Në ora: 22:14
Agon Batusha

Deputeti nga radhët e LVV, Agon Batusha përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me ngjarjet e fundit.

Ai ‘goditi’ LDK-në, duke iu rikujtuar deklaratat e mëhershmë që Kurti ka bërë në lidhje me idenë për Serbi të madhe, përcjell “Bota sot”.

“Mirë kish qenë që me kërku edhe falje për sulmet ndaj shtetit të Kosovës që i kanë bërë deri dje”, tha ndër të tjera deputeti.

Postimi i plotë

Akademikët “Largpamësit Demokratik të Kosovës” deri sot thonin që Albin Kurti po nxit luftë. Madje dje shkuan dhe më larg duke deklaru që çarmatimi i kriminelëve në veri të Mitrovicës është dramë e Qeverisë së Kosovës. E kur dje doli sheshazi ideja për Serbinë e madhe, atë që Albin Kurti e paralajmeronte që moti, tek sot u zgju nga gjumi dhe reaguan intelektualët e LDK-së.

Kaq për seriozitetin e tyre, kaq për vizionin e tyre.

Mirë kish qenë që me kërku edhe falje për sulmet ndaj shtetit të Kosovës që i kanë bërë deri dje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat